Connect with us

Lajme

Deputeti i AAK-së: Qeveria e Kosovës duhet të shkojë në shtëpi

Publikuar

më

Deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka bërë të ditur se kanë filluar procesin e negocimit me deputetët e Kuvendit të Kosovës, për ta shkarkuar Qeverinë e Kosovës.

Dreshaj tha se ende nuk i kanë votat e mjaftueshme por janë duke punuar në këtë drejtim.

“Jemi në proceset e negocimit dhe lobimit për votë të mjaftueshme, kemi votë sa me iniciu procesin por tash për mbylljen e tij duhet të kemi bashkërenditje me shumë deputetë. Shumëçka është kry, ende nuk ka ardhë te përfundimi”, tha ai në RTV Dukagjini.

Tutje, ai tha se procesin e votës së mosbesimit, AAK-ja nuk e ka iniciuar me dëshirë por siç tha ai, për shkak të raporteve me ndërkombëtarët.

“Jemi në fazë dakordimi, mendoj që duhet të arrijmë të bëjmë votat e mjaftueshme të votave, në esencë nuk e kemi bërë prej dëshirës së madhe. Duke e pa vendin në një situatë që kemi ardhë sot, edhe miqtë tanë kanë filluar të brengosen për demokracinë në vend, dhe situatën e sigurisë. Në këtë drejtim e kemi marrë këtë inicativë, mendoj që për vendin që kjo qeverisje dhe kjo mendësi qeverisje të shkoj në shtëpi”, tha ai

NA NDIQ NË FACEBOOK