Connect with us

Lajme

Chollet ka kontaktuar Vuçiqin, tregon çfarë i ka kërkuar për situatën në Veri

Publikuar

Këshilltari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit Derek Chollet ka njoftuar në Twitter se ka komunikuar në telefon me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Chollet ka treguar se Vuçiqit i ka kërkuar që t’i qetësojë serbët në Veri dhe t’i kthehet dialogut.

“Dje e inkurajova Presidentin Vuçiq që t’i kërkojë serbëve të Kosovës të jenë të qetë, të marrë hapa që ndihmojnë zbutjen e krizës në pjesën veriore të Kosovës dhe të kthehet në rrugën e normalizimit dhe angazhimit konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar Chollet.

NA NDIQ NË FACEBOOK