Connect with us

Lajme

Çelaj për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: E dhimbshme, ata janë të pafajshëm

Publikuar

Ish-luftëtari Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lirak Çelaj, foli për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e quajtur të dhimbshëm këtë proces.

Ai u shpreh i bindur se ata janë të pafajshëm, sepse siç tha ai, UÇK-ja ka bërë një luftë të pastër dhe të drejtë.

“Ne po flasim për një proces që e ka çliru vendin, do të thotë nga një okupim shekullor, ku populli e ka përjetu lirinë pas një kohe shumë të gjatë, shekujsh dhe pikërisht ata njerëz që i kanë pri këtij procesi, që e kanë nisur këtë proces në kohën më të vështirë, sot nuk janë këtu”.

“Janë duke u gjykuar padrejtësisht, jam i bindur kur e them padrejtësisht, kjo është absurdi më i madh, është shumë e dhimbshme. Unë jam i bindur që ata janë të pafajshëm dhe do të dalin të pafajshëm sepse UÇK-ja ka bërë një luftë të pastër dhe të drejtë”, u shpreh ai.