Lajme
Buzhala: Sulmi ndaj Klan Kosovës është politik, është brutal

Berat Buzhala ka reaguar pas vendimit të Ministrisë e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë e cila ka inicuar kallëzim penal ndaj Klan Kosova Sh.P.K, mbi pretendimet për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.
Buzhala ka shkruar se sulmi ndaj Klan Kosovës është politik e brutal, duke e cilësuar si një vendim arbitrat me e mbyllë një televizion në mënyrë të dyshimtë.
“Sulmi ndaj Klan Kosoves eshte politik. Eshte brutal. Eshte me tendenca te rrezikshme.
Misterja ka shkele femije me kerr, edhe sot e ki qaty, e keta e kane marre kete vendim arbritrar me e mbylle nje televizion ne menyren me te dyshimte te mundshme”, ka shkruar Buzhala.





















