SKENA
Bebe Rexha u qëllua me telefon në fytyrë në momentin kur bëri simbolin e shqiponjës – iu desh të bënte tri qepje

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, të dielën (18 qershor) ka mbajtur një koncert në New York.
Kantautorja, 33 vjeçare interpretoi në The Rooftop në Pier 17 në kuadër të turneut të saj “Best F’n Night Of My Life”.
Teksa po performonte në skenën e mbushur, një nga fansat në turmë e goditi me telefon në fytyrë.
Kjo siç shihet ndodhi në momentin kur ylli i famshëm po bënte simbolin e shqiponjës me duar.
Megjithëse, nuk është diskutuar nëse kjo kishte të bënte me këtë apo se cili ishte qëllimi i këtij gjesti.
Pas kësaj tronditje, këngëtarja e nominuar për “Grammy” ra në gjunjë me kokën ulur, gjersa anëtarë të shumtë të ekipit nxituan për ta ndihmuar.
Në bazë të postimeve në Twitter thuhet se e ëma e artistes deklaroi që ajo bëri tri qepje pas asaj që ndodhi.
Absolutely great show ruined by a fan throwing their phone at @BebeRexha hopefully she is ok after that pic.twitter.com/4eBScgurv5
— Alex Chavez (@captiv_8_) June 19, 2023
















