Connect with us

Lajme

BE: Të shqetësuar rreth pezullimit të licencës së biznesit të Klan Kosovës

Publikuar

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, duke u shprehur të shqetësuar me këtë vendim.

Përmes një postimi në Twitter, nga Bashkimi Evropian kanë thënë se janë duke i monitoruar nga afër zhvillimet e fundit.

“Të shqetësuar rreth pezullimit të licencës së biznesit të Klan Kosovës. BE-ja po e monitoron nga afër zhvillimet. Vëmendja u përqendrua veçanërisht në ndikimin e mundshëm në lirinë e medias”, kanë thënë nga BE.

Po ashtu, aty thuhet se BE-ja mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shprehjes dhe informimit në Kosovë./Insajderi.org

NA NDIQ NË FACEBOOK