Connect with us

Sport

Bayerni vazhdon “të luftojë” për Lucasin, lojtari ka caktuar një afat

Publikuar

iDuket se Lucas Hernández tani është më shumë brenda sesa jashtë Bayernit. Pak javë më parë, gjithçka tregonte se lojtari do të largohej nga klubi bavarez për të shkuar te PSG.

Por tani, nga brenda klubit, konkretisht anëtari i Bordit Drejtues, Uli Hoenes, shprehet me siguri të plotë për qëndrimin e francezit:

“Nëse e keni parë Lucasin në festimet e titullit, nuk besoj se ka lënë përshtypje që është i pakënaqur këtu.”

Lexo edhe: 

Sipas “Bild”, gjithçka mbetet e hapur. Bayerni është ende në pozicion “lufte” me lojtarin për të rënë dakord për rinovimin e kontratës dhe Lucasi ka vendosur një afat.

Është 14 qershori, dita kur mbrojtësi francez dëshiron ta ketë të vendosur të ardhmen e tij: ose të rinovojë me Bayernin, ose të transferohet te PSG (për të shkuar me pushime me mendjen “të fjetur”).

The post Bayerni vazhdon “të luftojë” për Lucasin, lojtari ka caktuar një afat appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK