Sport
Bayerni ‘bezdis’ Manchester United në garën për talentin anglez

Manchester United është duke provuar prej ditësh që të transferojë në “Old Trafford” fantazistin anglez të Chelsea-t, Mason Mount, por nuk ia ka dalë të bindë klubin londinez, ndonëse oferta ka shkuar deri në 60 milionë euro.
Së fundi për të bezdisur “djajtë e kuq” kanë menduar gjigantët gjermanë të Bayernit të Mynihut, që kanë kontaktuar drejtuesit e Chelsea-t për të marrë informacione mbi vlerën e kartonit të Mount.
Mediat angleze bëjnë me dije se bavarezët janë treguar të gatshëm të ofrojnë deri në 75 milionë euro, për të transferuar talentin 24-vjeçar anglez në “Allianz Stadium”.
Lexo edhe:
- Ekskluzive/ Zguro firmos me kampionët, zyrtarizimi të hënën
- VIDEO/ Gjashtë minuta për golin e fitores, Vrioni rikthehet protagonist në Amerikë
- Sulmuesi i kombëtares bëhet me skuadër të re, prezantohet te kampionët
- I kënaqur nga impenjimi dhe guximi i futbollistëve, Sylvinho: Shoh detajet, kemi lojtarë inteligjentë
Mount është rritur te Chelsea dhe ka qenë titullar i padiskutueshëm në tre sezonet e fundit, megjithatë refuzimi për të rinovuar kontratën me blutë e Londrës, ka detyruar këta të fundit ta nxjerrin në shitje për të mos e humbur me parametra zero një vit më vonë.
The post Bayerni ‘bezdis’ Manchester United në garën për talentin anglez appeared first on SuperSport.






















