Connect with us

Lajme

Baton Haxhiu: Edi Rama, shpëtimtari i vetëm i Kosovës në këtë moment. I dha Kurtit 72 orë frymëmarrje politike

Publikuar

Analisti dhe gazetari Baton Haxhiu gjykon se Kryeministri Edi Rama i ka dhënë Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti 72 orë frymëmarrje politike përpara se BE dhe SHBA të aplikojnë sanksionet nëse nuk qetësohet situata në veri të Kosovës.

Në një lidhje me Skype për emisionin Opinion në Tv Klan, Baton Haxhiu u shpreh se Kosova dhe Kryeministri Kurti janë aktualisht përpara sanksioneve.

“Ka 2-3 ditë që ka komunikim mes Kryeministrit Rama dhe Albin Kurtit. Dhe kjo që deshi z.Rama edhe kur e propozoi draftin, deshi frymëmarrje politike për Albin Kurtin. Kjo frymëmarrje politike i dha atij 72 orë që të përqafojë deeskalimin e cila është A-ja e asaj që ai duhet të ndërmarrë.

Z.Kurti dhe Kosova janë para sanksioneve dhe sanksionet janë gati të shkruara, së pari vijnë nga BE dhe pastaj nga SHBA. Ekzistojnë të gjitha të shkruara. Vetëm pritet momenti që të hyjnë në fuqi. Problemi kryesor për ata të cilët e dinë që janë sanksione, ato vështirë të kthehen mbrapsht dhe qëndrojnë për një kihë të gjatë.

E para, për të ndërgjegjësuar qeverinë, e dyta për të vetëdijësuar qytetarët se kë duhet të votojnë, e treta tregon për shqiptarët e Kosovës se në një moment politik të saj janë mosmirënjohës për atë që bashkësia ndërkombëtare ka bërë. Ky moment i takon dhe krejt Kosovës. A duhet të sanksionohet Kurti si Kryeministër”.

Baton Haxhiu beson se Kryeministri Edi Rama është aktualisht i vetmi person që mund të shpëtojë, sipas tij, Kosovën në këtë situatë që ndodhet.

Sipas Haxhiut, vendimi i Ramës për anulimin e mbledhjes mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë është marrë në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

“Nuk bëhet asnjë gjë pa konsultimin ndërkombëtar. Rama ka 2 adresa, një SHBA dhe dy Brukseli. Sot në orët e paradites ka bashkëbiseduar me Borrell për të fituar kohë me z.Kurti. I vetmi shpëtimtar në këtë moment i shqiptarëve të Kosovës, është Edi Rama. Në këtë moment është shpëtimtari i vetëm për arsye se nuk ka adresë Kosova tjetër. Nuk ka më dialog. Ka vetëm nënshkrim”, u shpreh Baton Haxhiu. /tvklan.al

Lajme24 minutes ago

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Maqedoni1 hour ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri2 hours ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme3 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme3 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni3 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri4 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë5 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni6 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme6 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë6 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri6 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

NA NDIQ NË FACEBOOK