Sport
Barcelona shpenzon deri 45 milionë euro për një talent brazilian

Barcelona dhe Athletico Paranaense kanë arritur një marrëveshje në parim për transferimin e talentit 18-vjeçar, Vitor Roque.
Konkretisht, dy klubet kanë rënë dakord për një formulë për shitjen e sulmuesit brazilian te Barcelona për një shumë fikse 35 milionë plus 10 milionë të tjera në varësi të ecurisë së futbollistit me fanellën “blaugrana”.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Plotësohet grupi i La Ligas për sezonin e ri, Alaves ngjitet në elitë pas triumfit ndaj Levantes
- “Sherri” me Enriquen, Fabian Ruiz: Ju zbuloj arsyen pse më përjashtuan nga Spanja
- Pas regjistrimit te Barça, Gavi thumbon Realin: Kemi të rinj të fortë, le të blejnë kë të duan në Madrid
- Pas festës Kombëtarja niset drejt Ishujve Faroe, programi deri kur të luhet ndeshja
Kontrata e Barçës me Vitor Roque-n do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2028, domethënë do të zgjasë për pesë sezonet e ardhshme.
Barcelona duhet ta shlyejë shumën e rënë dakord në tre vjet. Klauzola për prishjen e kontratës nga Vitor Roque do të jetë 1 miliard euro. Praktikisht, asnjë klub nuk mund t’i afrohet talentit brazilian pa miratimin e Barçës.
The post Barcelona shpenzon deri 45 milionë euro për një talent brazilian appeared first on SuperSport.






















