Connect with us

Sport

Barazim dramatik në shtesë, një “dardan” feston titullin në Belgjikë

Publikuar

Arbnor Muja kampion në Belgjikë me Antwerpin. Sulmuesi 24-vjeçar dardan festoi trofenë e rëndësishëm pas një barazimi dramatik me Genkun, me golin e titullit që u shënua në minutën e katërt shtesë nga mbrojtësi me shumë përvojë, Alderweireld.

Në “finalen” e titullit (Antwerpi dhe Genku ndaheshin në renditje nga një pikë), skuadra vendëse e zhbllokoi rezultatin në fundit e pjesës së parë me Arokodare.

13 minuta pas startit të pjesës së dytë, skuadra e Mujës barazoi me Kerk, por Heynen ktheu epërsinë për Genkun në të 75-tën.

Në minutat shtesë, kur ishte gati të niste festa e titullit nga futbollistët dhe tifozët e Genkut, Alderweireld realizon golin e barazimit, që i dha titullin kampion Antwerpit.

Lexo edhe: 

Arbnor Muja e nis nga stoli, duke u aktivizuar në minutën e 71-të. Ish-sulmuesi i Dritës, Trepçës ’89, Prishtinës dhe Skënderbeut e mbylli kampionatin me tre gola të realizuar.

 

 

 

 

The post Barazim dramatik në shtesë, një “dardan” feston titullin në Belgjikë appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK