Connect with us

Kosovë

Bajqinovci: Djali i Vuçiqit e dorëzoi fanellën në të cilën thoshte s’ka dorëzim

Publikuar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes(LVV), Mefail Bajqinovci, ka reaguar pasi Policia e Kosovës e ka detyruar djalin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ta largojë bluzën në të cilën mbante mbishkrime provokues ndaj Kosovës.

“Danilo e dorëzoi fanelën në të cilën thoshte s’ka dorëzim. Djali i Vuçiqit, Danilo paska ardhur në Kosovë me maicë Nema Predaje (S’ka dorëzim)”, ka shkruar në Facebook Bajqinovci.

Por, sipas deputetit Bajqinovci, i biri i Vuçiqit u dorëzua e largoi bluzën.

“Policia ia ka ndalur veturën, ia ka kontrolluar veturën dhe i ka thënë ta heqë bluzën. Danilo e hoqi bluzën. Ka, ka dorëzim. (Ima, ima predaje)”, ka shkruar ai në Facebook.

The post Bajqinovci: Djali i Vuçiqit e dorëzoi fanellën në të cilën thoshte s’ka dorëzim appeared first on KosovaNews.

NA NDIQ NË FACEBOOK