Connect with us

Lajme

Arrestohen katër persona në Novobërdë, sulmuan disa persona dhe thyen xhamin e makinës së tyre

Publikuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër burra në Novobërdë për shkak se kishin sulmuar disa persona tjerë dhe u kishin thyer xhamin e makinës.

Viktimat si pasojë e sulmit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë rasyi ka ndodhur dje në mëngjes rreth orës 08:00.

Raporti i plotë:

“Novobërdë 21.06.2023 – 08:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se kishin  sulmuar viktimat kosovarë, dhe u kishin thyer xhamin e makinës. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.

NA NDIQ NË FACEBOOK