Connect with us

Lajme

Arrestohen dy persona, bënë për spital një tjetër

Publikuar

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohen për lëndim trupor.

Rasti ka ndodhur sot në fshatin Nerodime të Ferizajt,

Policia njofton se të dyshuarit I.N i moshës 64-vjeçare dhe B.N i moshës 40 vjeçare, pas një zënke i kanë shkaktuar lëndime trupore personit tjetër SH.K i moshës 35-vjeçar.

Këtë të fundit thuhet se për ndihmë mjekësore e kanë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin për media.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

NA NDIQ NË FACEBOOK