Sport
Arabia Saudite gjen trajner, gati zyrtarizimi i veteranit portugez

Federata e Arabisë Saudite po përgatitet të zyrtarizojë marrëveshjen me trajnerin portugez, Jorge Jesus, i cili mësohet se do të firmosë për tre vjet, pra deri në finalet e Botërorit 2026, që do të zhvillohet në Meksikë, SHBA dhe Kanada.
68-vjeçari do të bëhet trajneri portugez më i paguar në planet.
Oferta saudite për ish-trajnerin e Fenerbahçes është 10 milionë euro në vit, duke tejkaluar, me një diferencë të madhe shumën 6.5 milionë euro në vit që Hansi Flick fiton në kombëtaren gjermane.
Lexo edhe:
- Ligue 1 me 18 ekipe/ Hidhet shorti i sezonit 2023-2024, ja kur nis kampionati francez
- N’Golo Kante qëndron i lidhur me Europën, lojtari i Al-Ittihad blen një klub belg
- FSHF sqaron arsyet pse i hoqi “Over Sport-it” të drejtën e transmetimit të Superiores, Kupës së Shqipërisë dhe Kategorisë së Parë
- Barça përgatit planin “B” nëse dështon “pista” Brozovic, rikthejnë pas 12 vitesh mesfushorin
Jorge Jesus konsiderohej kandidat për të drejtuar Brazilin, por e ardhmja e ish-trajnerit të Benficas do të kalojë sërish në futbollin arab, pas një periudhe në Al-Hilal, midis korrikut 2018 dhe janarit 2019.
Arabia Saudite, siç shihet tashmë nga ajo që po ndodh në klube, është duke nënshkruar me emra të mëdhenj, të cilëve u ka siguruar kontrata të majme.
Ndeshjet kualifikuese aziatike për Kupën e Botës 2026 fillojnë tetorin e ardhshëm.
The post Arabia Saudite gjen trajner, gati zyrtarizimi i veteranit portugez appeared first on SuperSport.





















