Connect with us

Lajme

Antikorrupsioni: Përdorimi i flamurit evropian është korrupsion politik

Published

on

“Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) nuk ka kurrfarë vegle në dorë, me të cilën mund t’i detyrojë institucionet dhe personat zyrtarë t’i respektojnë iniciativat dhe masat. Përdorimi i flamurit evropian, miratimi i ligjeve me procedurë të shkurtuar, miratimi i ligjeve specialë që i mohojnë të gjitha ligjet tjera është korrupsioni politik që po na ndodh. Në këtë rast, Komisioni vetëm do të bëjë vërejtje se ka ndonjë dobësi dhe në fund prapë kjo vazhdon. Pikë nisëse është se ligji i tillë me keqpërdorimin e vullnetit politik është në kundërshtim me standardet evropiane”, tha anëtari i KSHPK-së, Nuri Bajrami në përgjigje të pyetjes deri ku është puna me lëndën për marrëveshjen me “Bechtel dhe Enka”.

Sipas tij, ligjet e tilla mund të prodhojnë gjithçka.

Anëtarja e KSHPK-së, Katica Nikollovska në seancën e djeshme është ndërlidhur se po punohet në lëndën, e cila është komplekse dhe kërkon shumë kohë dhe resurse, por se kanë problem me sigurimin e tërë marrëveshjes, pasi është e dorëzuar vetëm pjesërisht. Ajo vlerëson se problemi më i madh është se po legalizohet korrupsioni.

Anëtari Shemsi Salai, megjithatë e theksoi nevojën nga përfshirja edhe të organeve tjera, kur është në pyetje lufta kundër korrupsionit.

“Edhe pse të gjitha ligjet e miratuara lidhur me këtë korridor, janë me rrezik të madh të korrupsionit, edhe pse kemi konstatuar edhe mjaftë ligje tjera, të cilat janë tanimë para kësaj, me rrezik të madh të korrupsionit, duhet diçka të kuptojmë me zënkat tona nga një në institucion tjetër. Kaluan 30 vjet nga pavarësimi i shtetit, ne ende nuk kemi rrugë, që është situatë mjaftë e keqe për zhvillimin. Me rrugë të tilla dhe zhvillim të ulët të infrastrukturës në përgjithësi, ekonomia nuk mund të shkojë përpara. Duhet të lihen të punojnë deri në fund këto projekte dhe t’i ndjekim me 100 sy të hapur, deri ku janë procedurat dhe nëse ka korrupsion, të veprohet. Kemi organe të cilat duhet t’i ndjekin këto veprime dhe nëse konstatohet korrupsion, të veprohet edhe për një denar nëse ka nevojë, e jo për miliona”, tha Salai.

NA NDIQ NË FACEBOOK