Lajme
Anëtarja e Bordit të RTK-së bën thirrje për bojkot të bregdetit shqiptar, e lidh me qëndrimet e Edi Ramës për veriun

Anëtarja e Bordit të Televizionit Publik të Kosovës (RTK), Albulena Mehmeti ka bërë thirrje për bojkotim të rivierës shqiptare.
Ajo, në një reagim në Facebook të enjten, e ndërlidhi thirrjen për bojkot të Shqipërisë me qëndrimin e qeverisë së Ramës lidhur me ngjarjet në veri, si dhe me pezullimin e mbledhjes mes dy qeverive të paraparë të mbahej të mërkurën.
Sipas saj, shqiptarët e Kosovës duhet të vetëdijesohen dhe ta “bojkotojnë rivierën e Shqipërisë këtë vit”.
“Vetëdijesimi i shqiptarëve në Kosovë duhet të ngrihet duke e bojkotuar rivierën e Shqipërisë për këtë vit. P.s 13 marrëveshjet e pezulluara ishin për qytetarët jo vetëm për KM. Të bashkuar jemi më të fuqishëm.
”, ka shkruar Mehmeti në Facebook.
Në lidhje me këtë deklaratë të saj, ka reaguar edhe Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha.
Hoxha, me ironi ka deklaruar se bordit aktual të RTK-së i duhet mandat i përhershëm.
“Anetarja e Bordit te RTK-se po thote qe per kete vit duhet me bojkotu Shqiperine, askush mos me ju shku ndeti. Jaa per cdo dite e me shume po bindem qe ketij Bordi duhet t’i behet mandati i perhershem. Pak jane 3-4 vjet”, ka thënë Hoxha.



















