Connect with us

Kosovë

Ambasada amerikane: Qytetarët shqiptarë u kthyen në shtëpi 24 vite më parë falë NATO-s

Publikuar

Ambasada amerikane në Kosovë përmes një postimi në Twitter ka uruar qytetarët e Kosovës në 24-vjetorin e çlirimit të vendit.

Përmes këtij postimithuhet se 24-vite më parë qytetarët shqiptarë mundën të kthehen në shtëpitë e tyre falë intervenimit të NATO-s.

Tutje theksohet se sot më shumë se kurrë duhet të kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes për një të ardhme demokratike të Kosovës.

“Sot 24 vjet më parë sot, shumë kosovarë mundën të kthehen në shtëpi, falë NATO-s, që solli paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe në rajon. Sot, më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes për një të ardhme demokratike dhe prosperuese të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.