Connect with us

Lajme

Aktivizohet VV-ja pas “tollovisë” në Prishtinë: Zyrtarë të LDK-së dhe PDK-së shkuan tek shtëpitë e asamblistëve në mesnatë, iu ofruan shuma marramendëse

Publikuar

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas shkarkimit të Fehmi Kupinës nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës.

VV, në një kumtesë për media, ka pretenduar se zyrtarë të lartë brenda LDK-së dhe PDK-së, dy subjekteve politike qeverisëse me Komunën e Prishtinës, kanë shkuar në shtëpitë e asamblistëve të tjerë opozitarë dhe iu kanë ofruar para.

“Shumë zyrtarë të strukturave të larta të LDK e PDK janë angazhuar gjatë këtyre ditëve për të blerë asamblistë të partive opozitare. Nuk kanë kursyer asnjë mjet. Shumë asamblistë janë ankuar se zyrtarë të këtyre dy partive u kanë shkuar në shtëpi edhe në mesnatë, duke iu bërë presion e duke iu bërë oferta me shuma marramendëse”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Ata kanë kërkuar nga MAPL-ja që ta anulojë vendimin për shkarkimin e Kupinës, të cilin e kanë quajtur “maskaradë” dhe të “jashtëligjshëm”.

Me largimin e Kupinës dhe aderimin e asamblistes Berna Saraçi nga VV-ja në PDK, pushteti komunal i Prishtinës ia ka pamundësuar krijimin e kuorumit opozitës për marrje vendimesh. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK