Lajme
Aksident në rrugën Shkup-Prishtinë! Vetura bie në lumë, po kërkohen 3 persona

Një veturë me targa të Kosovës ka rënë në lumin Lepenec afër tunelit në rrugën Shkup-Prishtinë.
Jo zyrtarisht mësohet se 4 persona kanë qenë në makinë duke qarkulluar, ndërsa vetëm njëri ka arritur të shpëtohet. Ekipe të policisë dhe zjarfikësve janë në terren dhe po bëjnë kërkimet për 3 persona të tjerë./KlanMacedonia
















