Lajme
Aksident i rëndë, përmbysja e makinës (Detajet)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë. Burimet bëjnë me dije se një makinë është përmbysur.
Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e makinës. Fillimisht drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore.
Por nga përplasja e madhe, makina është kthyer përmbys. Për shkak të aksidentit rruga e 21 dhjetorit është bllokuar plotësisht.



















