Connect with us

Kosovë

Protestuesit në Leposaviq kalojnë kordonin e KFOR-it

Publikuar

Protestuesit serb edhe sot janë mbledhur para objektit të komunës së Leposaviqit për të kundërshtuar praninë e kryetarit, Lulzim Hetemi gjë që tash e disa javë është mbyllur brenda objektit.

Për të vizituar Hetemin kishte shkuar sot në mëngjes Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Por me të hyrë brenda Krasniqi, protestuesit e revoltuar kanë kaluar kordonin e vendosur të KFOR-it.

Protestuesit tani ndodhen në hyrje të komunës ndërsa brenda ndodhen pjesëtarët e Policisë së Kosovës./Insajderi.org

NA NDIQ NË FACEBOOK