Connect with us

Kosovë

Kapen me 10 kg drogë, arrestohet një kosovar dhe një turk në Prizren

Publikuar

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, një shtetas kosovar dhe një shtetas turk në Prizren, si të dyshuar për posedim të mbi 10 kilogramëve marihuanë.

Sipas Policisë dyshohet se marihuana ishte e destinuar për Turqi dhe kapte vlerën rreth 35 500 euro.

Personat e dyshuar janë me incialet O.F shtetas kosovar i lindur më 1976, dhe A.U shtetas i Turqisë i lindur më 1970.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

NA NDIQ NË FACEBOOK