Connect with us

Kosovë

Goditet nga vetura një këmbësor në Prishtinë

Publikuar

Një këmbësor është goditur nga një veturë sot rreth orës 11:00 në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Këmbësori është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 11:00  kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësori, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Tutje Ahmeti tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.

NA NDIQ NË FACEBOOK