Connect with us

Kosovë

14-vjeçari therrë me thikë 15-vjeçarin në Prishtinë

Publikuar

Një plagosje me thikë ka ndodhur të enjten në Prishtinë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një 14 vjeçar e ka plagosur me thikë një 15 vjeçar i cili ka pësuar lëndime trupore.

“Sipas të dyshuarit i njëjti e ka qëlluar pa dashje me thikë viktimën derisa ishin duke luajtur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në prani të prindit dhe avokatit i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

NA NDIQ NË FACEBOOK