Connect with us

Lajme

Vrasja në Gramsh, zbardhet dëshmia e adoleshentit që goditi me thikë bashkëmoshatarin

Publikuar

Gramshi u trondit dy ditë më parë nga një ngjarje e rëndë, ku 16 vjeçari Fation Bici u vra me thikë ndërsa u plagos kushëriri i tij Marko Lici. Për këtë ngjarje të rëndë policia vuri në pranga katër adoleshentët: Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç.

ABC News ka siguruar edhe dëshminë e E.K, i dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij. Ai ka deklaruar se më datë 16.05.2023, ka shkuar në shkollën “4 Dëshmorët”, në fshatin Drizë, si zakonisht, së bashku me tre shokë të cilët quhen S.M, Xh. Ç. dhe H. Ç.

Që të katërt ata, rreth tre muaj më parë janë zënë tek fusha e lodrave, tek makinat elektrike në qytetin e Gramshit, me një grup djemsh ku nga grupi tjetër njeh shtetasin Q. H. Kur kanë qenë tek fusha e lodrave janë sharë me njëri-tjetrin, gjithashtu edhe herë të tjera kur janë shkëmbyer janë sharë.

Konfliktin më shumë Q. e kishte me H. Ndërsa dy ditë më parë, së bashku me tre shokët e tij, Xh., H. dhe S. kanë vendosur që ditën e sotme të shkonin ta takonin Q. dhe shokët e tij që ta sqaronin një herë e mirë këtë muhabet.

H. me vete kishte marrë një dorezë hekuri ngjyrë gold, Xh. kishte marrë me vete një dorezë hekur ngjyrë gold, ndërsa ai kishte marrë me vete një thikë që hapej me buton, të cilën e kishte blerë në internet për 1000 lekë të reja dhe një palë dorashka boksi ngjyrë të zezë, ndërsa S. kishte marrë me vete thikë që hapët me dore dhe një dorezë hekuri.

Pas shkolle, H., S. dhe Xh. kanë marrë një makinë dhe kanë ardhur në qytetin e Gramshit, ndërsa ai ka shkuar më pas.Të katërt janë takuar përpara vendit të quajtur Kosturi në Gramsh, ku pasi janë takuar, janë nisur për te shkolla “Asllan Shahini”.

Kur kanë arritur, kanë parë Q. bashkë me shokët e tij, ku mund të ishin shumë persona. Sapo janë afruar, H. ka filluar të flasë me Q. për të sqaruar debatin, ndërsa njëri nga djemtë që ishte me Q., e ka sharë nga robt. Personin që e ka sharë nuk e ka njohur, por ishte me flokët kaçurrela. Nuk mbaj mend nëse S. ka goditur njeri apo jo por pashë vetëm që S. u godit me grusht në bark.

Pas kësaj grupi tjetër iku për nga shkolla kurse ne të katërt ikëm për nga gjykata dhe më pas na kapi policia tek lumi.
Kur na kapi Policia, H. e kishte hedhur dorezën në tokë para se të na kapte Policia, unë hodha thikën e gjakosur, Xh. kishte hedhur dorezën që kishte dhe Stiveni kishte hedhur thikën e tij.

NA NDIQ NË FACEBOOK