Sport
VIDEO/ Suarez nuk humbet instiktet as në Brazil, shënon një perlë me fanellën e Gremios

Luis Suarez vërteton edhe njëherë se klasi mbetet i përjetshëm pavarësisht moshës së një futbollisti. Uruguajani që pas një karriere të mrekullueshme në Europë me fanella të rënda si Ajax, Liverpool, Barcelona apo Atletico Madrid, argëton edhe në Brazil aty ku aktivizohet me klubin e Gremios. Në ndeshjen e fundit të Gremios të vlefshme për Kupën e Brazilit ndaj Cruzeiros ishte pikërisht 36-vjeçari që i evitoi humbjen e skuadrës së tij.
Lexo edhe:
- Cuadrado: E ardhmja? Jam i lumtur te Juventus
- Ze Maria: Shkojmë në Stamboll me moral të lartë, finalja do të jetë unike
- Chiellini për procesin ndaj Juves: Kishte të drejtë Mourinho…
- Nice me ambicie për sezonin e ri, ish-trajneri i Chelsea pranë emërimit
Suarez shënoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 79-të teksa me një goditje me të jashtmen nuk i la shumë vend për reagim portierit kundërshtar. I gjithë stadiumi “Venue Arena” në këmbë teksa Suarez meritoi duartrokitje për veprën e artit që realizoi.
The post VIDEO/ Suarez nuk humbet instiktet as në Brazil, shënon një perlë me fanellën e Gremios appeared first on SuperSport.