Sport
VIDEO/ Skuadra e Cikalleshit siguron mbijetesën në javën e fundit

Skuadra e Sokol Cikalleshit siguron mbijetesën në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite. Al Khaleej, në javën e fundit të kampionatit arriti të triumfonte 3-1 ndaj Abha, edhe pse nga minuta e 52-të luajti në inferoritet numerik.
Sulmuesi kavajas, pavarësisht se nuk srriti të shënonte në këtë sfidë, ishte pikë referimi në majën e sulmit, çka kuptohet edhe nga fakti që luajti titullar dhe qëndroi në fushë deri në vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit.
Golat për Al Khaleej u shënuan në pjesën e dytë nga Lucas (47’) dhe Morato (74’ dhe 84’), duke zhvlerësuar golin e Al-Salouli të Abha në pjesën e parë.
Cikalleshi ishte ndër më të mirët për Al Khaleej gjatë gjithë sezonit, teksa ka shënuar në total 10 gola dhe ka dhënë tri asiste.
| هدف التعادل للدانة برأسية سوزا
#الخليج_أبها #دوري_روشن_السعودي
— نادي الخليج السعودي (@Khaleejclub) May 31, 2023
| موراتو يسجل هدف الخليج الثاني
#الخليج_أبها #دوري_روشن_السعودي
— نادي الخليج السعودي (@Khaleejclub) May 31, 2023
| موراتو يحرز ثالث الأهداف
#الخليج_أبها #دوري_روشن_السعودي
— نادي الخليج السعودي (@Khaleejclub) May 31, 2023
The post VIDEO/ Skuadra e Cikalleshit siguron mbijetesën në javën e fundit appeared first on SuperSport.