Connect with us

Lajme

VIDEO/ Makina me shpejtësi skëterre “fluturon” disa herë në ajër, momenti i aksidentit të frikshëm në Vlorë

Publikuar

Pak para mesnatës së djeshme një aksident i frikshëm ndodhi një qytetin e Vlorës, ku një automjet tip “Benz” u përplas me një pemë dhe kazanë plehrash në lagjen “10 Korriku”.

Si pasojë e këtij aksidenti mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili u dërgua me urgjencë në spital.

Sipas pamjeve të siguruara nga ABC News, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë.

Pasi ka dalë nga rruga automjeti është rrotulluar disa herë në ajër, për disa metra. Për fat të mirë pranë zonës ku ndodhi aksidenti nuk pasur njerëz të tjerë.

VIDEO KETU

NA NDIQ NË FACEBOOK