Sport
VIDEO/ AEK një pikë larg titullit, tifozët nisin festën në Athinë

Pas fitores në transfertën e Aris me rezultatin 1-2 këtë të hënë dhe humbjes së Panathinaikos 1-0 ndaj Olympiacos, AEK Athens është vetëm një pikë larg titullit kampion të Super League-s së Greqisë.
Aktualisht AEK Athens kryeson kampionatin grek me 80 pikë, tre më shumë se Panathinaikos i vendit të dytë, ndërsa ka mbetur edhe një takim nga mbyllja e kampionatit.
Lexo edhe:
- Përgatitjet për ndeshjet e qershorit/ Sylvinho tur takimesh nëpër Europë me lojtarët kuqezi
- FSHF pranon finalen e Kupës së Greqisë, por me një kusht
- Dominim i Red Bullit në Miami, Verstappen thellon diferencën me Perez
- VIDEO/ Përleshje e gjashtë lojtarë me karton të kuq, degjeneron
Një fakt i tillë ka bërë që në Athinë të nisë festa, me tifozët e AEK që janë dyndur në rrugët e kryeqytetit grek.
Skuadra e trajnerit Mathias Almeida është vetëm një hap larg titullit kampion, që mungon që nga sezoni 2017-2018.
The post VIDEO/ AEK një pikë larg titullit, tifozët nisin festën në Athinë appeared first on SuperSport.






















