Connect with us

Lajme

“Unë jam Habib Rexha”, publikohet video e të dyshuarit për vrasjen në Kavajë para vetëdorëzimit në polici

Published

on

Habib Rexha, 31-vjeçari i dyshuari prë vrasjen e Arian Gosës në Kavajë më 21 maj, është vetëdorëzuar sot në Policinë e Kavajës.

Në këtë video të realizuar përpara se Habib Rexha t’u dorëzohet autoriteteve, 31-vjeçari shfaqet me babain e tij dhe thotë se do të dorëzohet në Komisariatin e Policisë së Kavajës me vullnetin e tij të lirë dhe me kërkesë të familjarëve.

Habib Rexha: “Unë jam Habib Rexha, ky është Fadil Rexha, babai im. Me dëshirën time do vetëdorëzohem në Komisariatin e Kavajës dhe me kërkesën e familjes time”.

Pas këtij momenti ai iu drejtua ambienteve të Komisariatit të Policisë së Kavajës dhe u vetëdorëzua duke marrë përsipër krimin që ka kryer.

Kamerat e sigurisë së bizneseve në Kavajë e filmuan teksa largohej në këmbë pasi qëlloi me një plumb në kokë Arian Gosën.

Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen Nr.1, teksa Arian Gosa ishte duke konsumuar një kafe me babain e tij. Ky i fundit pa të birin t’i vritej përpara syve. Habib Rexha u identifikua nga policia rreth 3 orë pas krimit dhe u shpall zyrtarisht në kërkim.

Ngjarja e rëndë, vjen më pak se dy muaj nga vrasja e Edmond Gosës, vëllait të Arian Gosës, i cili në fund të marsit, pas një sherri për motive banale, në një tjetër lagje të Kavajës, u konfrontua fizikisht me shtetasin Altin Rexha, vëllain e Habib Rexhës./Gazeta Express

NA NDIQ NË FACEBOOK