Connect with us

Lajme

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 32-vjeçari

Publikuar

Një 32-vjeçatr është arrestuar nga policia, pasi u kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.

Shtetasi B. Gj u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës” në Memaliaj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin i riu po transportonte emigrantët, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Njoftimi i policisë

DVP Gjirokastër

Vijon operacioni “Road Guard”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Goditet një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale, vihet në pranga një shtetas që u kap në flagrancë duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.

Sekuestrohen 1 automjet, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme “Road Guard”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi B. Gj., 32 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, Memaliaj, duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

NA NDIQ NË FACEBOOK