Connect with us

Kosovë

Tre të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, 5 automjete të përfshira  

Publikuar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti ndërmjet 5 automjeteve në “Rrugën C” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot, rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “C” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe 5 automjete (tri automjete kanë qenë në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara). Si pasojë e aksidentit, lëndime  trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

NA NDIQ NË FACEBOOK