Connect with us

Lajme

Tiranë/ Shpërthimi me tritol në fasonerinë e italianit, reagon policia

Published

on

Pak minuta më parë një shpërthim me tritol u raportua në një fasoneri në Freks.

Si pasojë e këtij shpërthimi për fat të mirë pati vetëm dëme materiale, ndërsa gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raportoi se brenda fasonerisë nuk kishte asnjë person në momentin e shpërthimit dhe se tritoli ishte vendosur me bodrumin e pallatit ku ishte fasoneria.

LEXO EDHE: VIDEO/ Tritol fasonerisë në Tiranë, pamje nga vendi i ngjarjes

Policia njofton se fasoneria është në pronësi të shtetasit italian, Roberto Bingaido, ndërsa nga shpërthim është dëmtuar vetëm dera e jashtme e hekurit dhe janë thyer disa xhama.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian Roberto Bingaido, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël  lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar dera e jashme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. r.t/abcnews.al

NA NDIQ NË FACEBOOK