Lajme
Tiranë/ Autobusi përplaset me automjetin, 6 të plagosur

Një aksident ka ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut në Tiranë paraditen e kësaj të mërkurë. Mësohet se autobusi i linjës së Petrelës është përplasur me një automjet.
Për pasojë janë lënduar 6 persona, të cilët janë dërguar te Spitali i Traumës.
Fatmirësisht, të plagosurit kanë marrë dëmtime të lehta.




















