Connect with us

Kosovë

Tensionet në Veri, gazetarja e njohur zbulon skemën: Ja çfarë mund t’i japë fund konflikteve

Published

on

Gazetarja Arbana Xharo e ftuar në Euronews Albania tha se e vetmja rrugë e cila do të qetësonte situatën në veri të Kosovës do të ishte që të dy liderët, ai serb dhe ai i Kosovës të uleshin në tryezën e bisedimeve.

Sipas gazetares vetëm dialogu mes Kurtit dhe Vuçiç dhe Asociacioni do të mund t’i japë fund këtyre konflikteve.

“Duhet të ulen dhe të bisedojnë të dyja palët. Presioni do i shtohet edhe Serbisë. Duhet të nisë procesi i dialogimit dhe i formimit të asociacionit të komunave serbe, pasi dihet se ç’po kërkohet nga të dyja palët. Në asnjë moment nuk duhet të përjashtojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rrugëtimin tonë.

Ishim në një moment kur u dha vendimi për liberalizimin e vizave e po të shkonim në një koordinim me ta ne do ecnim në një rrugë më të sigurt, por ne u rikthyem disa vite pas në proces. ne duhet ta shfrytëzonim situatën që Vuçiç ka brenda Serbisë, por ne nuk kemi ditur të shfrytëzonim momente të tilla për të përfunduar politikisht”,-tha Arbana Xharo.

NA NDIQ NË FACEBOOK