Lajme
Të hënën shpallet vendimi i gjykatës për zjarrin në spitalin e Tetovës

Në Gjykatën e Tetovës sot u thanë fjalët përfundimtare për rastin e zjarrit në spitalin modular të Tetovës ku jetën e humbën 14 persona, me çka mbaroi gjykimi, ndërsa të hënën (5 qershor 2023) në ora 12:00 do të shpallet vendimi në lidhje me të akuzuarit, nëse do dënohen dhe çfarë dënimi do të marrin, shkruan Portalb.mk.
















