Connect with us

Lajme

“Shumë gjëra janë politizuar në Universitetin e Tetovës”

Publikuar

Asnjë masë konkrete nga Inspektorati i Arsimit dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës shtatë ditë pas publikimit të konkursit për rektor të Universitetit të Tetovës, në të cilin janë vendosur kritere shtesë, përkatësisht favorizuese në kundërshtim me Ligjin e Arsimit të Lartë. Ish inspektori për Arsim, Gjorgji Ilievski këtë veprim të UT-së e cilësoi si antiligjore, anarkike. Ai i bëri thirrje institucioneve kompetente të mos flenë gjumë por ta parandalojnë procesin e zgjedhjes së rektorit në UT.

“Me këto kritere që i kanë vendosur bëhet edhe diskriminim për gjithkënd që dëshiron të aplikojë për kandidat për rektor. Në këtë rast, nuk mund të ketë kritere shtesë të tipit që kandidati duhet të ketë 15 vite përvojë pune, të mos jetë në vend tjetër pune apo të mos kishte dhënë ndonjë dorëheqje. Kjo është e palejueshme dhe e kundërligjshme. “Kjo që bëhet në Universitetin e Tetovës, e kam patjetër ta them që shumë gjëra janë politizuar, që nuk duhet të jetë kështu,” deklaroi Gjorgji Ilievski, ish-inspektor për Arsim.

Nga Universiteti i Tetovës një ditë më parë thanë se kriteret shtesë janë vendosura nga Senati i këtij institucioni duke u thirrur në autonominë e universitetit. Por sipas Ilievskit, autonomia nuk mund të jetë mbi apo në kundërshtim me ligjin.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK