Connect with us

Kosovë

Serbët u ofrojnë kafe ushtarëve të KFOR-it, ata ia refuzojnë

Publikuar

Situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar ky qytetarë të shumtë serbë janë mbledhur për të protestuar para komunave.

KFOR-i tanimë po monitoron situatën dhe ka krijuar kordon edhe në Leposaviq për t’i mos i lejuar ata të futen brenda objektit të komunës.

Por, provokimet nuk po mungojnë as për ushtarët e KFOR-it, ku veçse është publikuar një video në rrjete sociale derisa një protestues serb “dëshiron” t’i shërbejë ata me kafe, por që ata e refuzojnë, ndërsa i njëjti person vazhdon e pinë para ushtarëve kafenë.

Misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka shtuar praninë në katër komunat veriore pas zhvillimeve të fundit atje, ku serbët lokalë kanë tentuar të hyjnë dhunshëm në objektet komunale.