Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër persona të dyshuar, të cilëve u është gjet dhe sekuestruar sasi të substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve : marijuhanë dhe kokainë.
Bëhet e ditur se personat e dyshuar janë ndaluar në dy raste të ndara, derisa policia po kryente kontrolle rutinë, të automjeteve në lokacione të ndyshme.
“Pas intervistimit të personave të dyshuar, ndaj tyre janë iniciuar raste për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, thuhet në njoftimin e policisë.





















