Connect with us

Kosovë

Samantha Power: Kosova duhet ta dijë, SHBA mbron interesat e saj

Publikuar

më

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, deklaroi se udhëheqja e dialogut nga BE-ja po bëhet për shkak të destinacionit përfundimtar të Kosovës.

Ajo ka theksuar se SHBA është mbrojtëse e interesave të popullit të Kosovës.

“Është e drejtë që BE-ja po udhëheq këtë dialog për shkak të destinacionit përfundimtar të Kosovës. SHBA-ja po bashkëpunon ngushtë me z. Lajçak, dhe mendoj se është me rëndësi që populli i Kosovës të dijë se SHBA është mbrojtëse e interesave të tij, dhe po e bën këtë tashmë një kohë të gjatë. Miqësia në mes dy popujve tanë është e palëkundshme”, ka thënë ajo.

“Kjo miqësi tashmë ka dhënë fryte të jashtëzakonshme për të dyja vendet. Pra, jini të sigurte se parimet që ne kemi artikuluar publikisht janë ato që ne, së bashku me BE-në, do të sigurojmë se do t’i drejtojnë negociatat”, tha Power për ATV.

Ajo tha se emisari i BE-së, Miroslav Lajçak po angazhohet me palët fuqishëm dhe si rezultat, ajo thotë se ka patur edhe progres.

“Disa gjëra që askush nuk ka menduar se janë të mundura tashmë kanë ndodhur, dhe shpresoj se pas gjashtë muajsh do të arrihet edhe më shumë”, tha Power.

Lajme30 minutes ago

Detaje tragjike për vdekjen e 26 vjeçarës në Prizren/ U dërgua dy herë në emergjencë, dyshohej se kishte gëlltitur narkotikë

Lajme47 minutes ago

BDI akuza për blerjen e Fenix Pharma nga kompania serbe sa ishte ministër Arben Taravari

Maqedoni1 hour ago

OKB: Deri në vitin 2100, Maqedonia e Veriut mund të mbetet me më pak se një milionë banorë

Maqedoni1 hour ago

BDI NGRE ALARMIN: Pas bankave, kapitali serb shtrin duart edhe te insulina – kush po luan me jetën e qytetarëve?!

Maqedoni2 hours ago

Mickoski në Bruksel: Integrimi evropian dhe reformat në fokus të takimit me Gert Jan Koopman

Lajme2 hours ago

Pas vendimit të Kurtit, reagon Janina Ymeri: More patriota, s’keni flokë në kry sa keni thanë nuk ka tregti me kompani serbe!

Lajme2 hours ago

Alta Banka del në shitje: Ja sa kushton një aksion dhe detajet e ankandit publik

Maqedoni2 hours ago

Shtetasi maqedonas arrestohet në Beograd: Dyshohet se qëlloi me armë ndaj ish-liderit të tifozëve të Partizanit

Shqipëri2 hours ago

Kontrolle në Kapshticë, dy autobusë kapen me mallra të paligjshme, arrestohet një 55-vjeçar

Kosovë2 hours ago

Qeveria e Kosovës ndërpret tregtinë e energjisë me kompanitë serbe, Kurti paralajmëron masa të tjera

Kosovë3 hours ago

SKANDAL I RËNDË: Kënga e nacionalizmit serb për Kosovën këndohet në ngjarjen e Komisionit Evropian!

Bota3 hours ago

Goditet sërish Ura e Krimesë: Ukraina shënjestron arterien kryesore të Rusisë, trafiku bllokohet

NA NDIQ NË FACEBOOK