Connect with us

Bota

Sali Berisha del me akuzat e rënda ndaj Ramës: Shpenzon 22 milionë euro për udhëtime me avion me dhomë gjumi

Publikuar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilësoi si një hajdut të parave të shqiptarëve.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me qytetarët në Shkodër, ku tha se Rama shpenzon 22 milionë euro për udhëtime luksi me avion me dhomë gjumi, ndërkohë që sipas tij, kancelari i Austrisë lëviz me linja tregtare.

Berisha tha gjithashtu se familjarët e Ramës marrin tendera për punët publike, gjë që sipas tij është e ndaluar me ligj, ku përmendi rastin e baxhanakut dhe vajzës së gruas së kryeministrit, për të cilët tha se kanë marrë me qindra tendera.
“Të pashë këtu në shesh, kishe vendosur një ngjyre tjetër. Naiv je treguar, por nënat shqiptare dhe shkodrane, përrallën e parë që u tregojnë fëmijëve është ajo e ujkut të lyer te këmbët me miell. Edi Rama nuk del dot me Sali Berishën në ballë. Po e ftoj në çdo takim, ikën, ikën. Si mund të vijë ai që me firmën e tij 430 milionë euro, janë shndërruar në ndërmarrje të tij dhe të Velisë. Si mund të vijë ai që udhëton me avionë me dhomë gjumi dhe shpenzon 22 milionë euro, ndërkohë që kancelari i Austrisë lëvis me linja tregtare. Si mund të vijë ai që blen vazo druri 4 milionë euro.

Si mund të vijë ai që ulet në darka 10 mijë euro. Ai vetëm vjedh. Si mund t’ju vijë ai të rrafë gjoksin që do të zëvendësojë shqiptarët me qytetarë nga vendet e tjera. Do t’i zëvendësojë sepse ata nuk votojnë. Shkodra ka treguar se është e gatshme të sakrifikojë më shumë se kushdo tjetër për lirinë dhe dinjitetin e vetë. Ky qytet nuk është mposhtur kurrë dhe nga terroret më të egra dhe do të mposhtet sot nga një despot që do të mbetet në histori si hajduti më i mad hi kombit. Edvin do vish ktu dhe do thuash kur të akuzoi OSBE se kishte fshehur 200 milion euro, pse nuk e ngrite zërin? Po ti jo vetëm që ke vjedhur, por je i pangopur. Në kundërshtim me ligjin familjarët e tu fitojnë qindra tendera.
Baxhanaku yt është famoz, mbi 100 tendera, tani ka dalë thjeshtra, nënkontraktore më një kompani të huaj merr çdo tender. Pas datës 14 ai do të marrë atë që meriton. Ai vjen këto dhe përpiqet të mashtrojë, jam çerek Shkodran, gjyshen e kam pasur shkodrane. Gjyshja e tij është një shkodrane fisnike, por nëse do ishte gjallë, si ajo nëna në poem do thoshte: “Sikur të dija ato që di, më mirë veten kisha falur”. Gjyshja jote, po ta dinte se yt atë, djali i saj, do të firmoste për varjen në litar të poetit që do i këndonte lirisë, do i vinte këtë epitaph te guri i varrit.
Po me ty Edvin, kur të shihte se ke grumbulluar të gjitha pushtetet, duke grabitur shqiptarët, këtë gjë do ta recitonte te veshi çdo natë. Lere gjyshen aty ku është, se ti ke marrë rrugën e diallit. Shkodra përmbysi e para monizmin në vitin 91. Por sot ne jetojmë një monizëm, që sipas sociologëve dhe politologëve të njohur të kohës, është forma më e egër e monizmit. Forma e monizmit që nuk bazohet në teokraci, por në bandokraci. Në sundimin e bandës”, u shpreh Berisha.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK