Connect with us

Bota

Rritja e pagave për deputetët e ministrat/ “Teatër banal”, demokrati shpërthen ndaj mazhorancës: Ku do t’i gjejë paratë? Deklaratat e Ramës, ‘show i radhës’

Published

on

Kuvendi miratoi sot rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat. Në një intervistë në rubrikën e “Opinion”, Eno Bozdo theksoi se duhet të qartësohet se ku do t’i gjejë mazhoranca paratë.

Gjithashtu sipas tij ky vendim përveçse problemit financiar, problemi qëndron edhe tek ai moral pasi Shqipëria ka kaluar në vendin me pagën mesatare më të ulët në rajon.

“Problemi i parë është ai financiar dhe nuk morëm një përgjigje se ku do të gjenden këto burime dhe u mjaftuan vetëm me faktin se burimet janë. Problemi tjetër është ai moral, rrogat duhet të rriten dhe nuk mund të cenohet hierarkia, por përpara se t’i rriste pagat vetes të rriste pagat e mësuesve, mjekëve. Të mos harrojmë që Shqipëria ka kaluar në vendin me pagën mesatare më të ulët të rajonit. Pra Shqipëria është vendi, ekonomia e të cilit është dëmtuar shumë rëndë. Ndihma e qeverisë ka qenë pothuajse zero, ka shpërndarë shumë pak paketa sociale për inflacionin shumë të lartë. Qeveria duhet të vinte me propozime të tjera, siç edhe propozoi zoti Berisha për çështjen e minimumit jetik. Përpara se të rritej rroga e deputetëve apo ministrave do të ishte më e moralshme të votonin për rritjen e rrogës. Deklaratat e kryeministrit i cili tha se nuk ishte pro, e shoh me një rezerve shumë të madhe. Besoj mund të ketë qenë një show i radhës, sepse nëse do të donte ta rrëzonte kjo do të ishte gjëja më e thjeshtë në botë, një teatër shumë banal në fund të ditës. Unë e them që deputetë i duhet rritur paga, nuk është ky thelbi i çështjes, por problemi ka të bëjë me faktin se ku do të gjenden paratë.
Sa i përket deklaratave të kryeministrit Rama për rritjen e pagës mesatare me 900 euro, tha se kjo është e pamundur.

“Kryeministri gënjeu, nuk tha të vërtetët kur u tha shqiptarëve këtë gjë”, tha më tej Bozdo.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK