Connect with us

Bota

Rrëmbehet 12-vjeçari/ Autori e vret pasi nuk mori në këmbim 400 mijë euro

Published

on

Një 12-vjeçar në Turqi është vrarë nga rrëmbyesit pasi këta të fundit nuk morën shumën prej 400 mijë eurosh që kishin kërkuar në këmbim të lirisë së djalit.

Sipas mediave vendase mësohet se Khaled Haykand, djali i një argjendari sirian, i cili jeton në Mersin, u zhduk ditën e djeshme.

Më pas rrëmbyesit kanë telefonuar familjarët ku kanë kërkuar 400 mijë euro në këmbim, duke urdhëruar të mos lajmëronin policinë për rastin.

Familjarët menjëherë pas telefonatës anonime nga rrëmbyesit lajmëruan policinë, të cilët u vunë në lëvizje për gjetjen e të miturit.

Duke shqyrtuar provat e disponueshme si dhe pamjet e kamerave, policia ka dalë në përfundimin se 12-vjeçari nuk është larguar nga pallati ku banonte me familjen, duke i fokusuar aty hetimet.

Haled u gjet i vdekur në bodrumin e ndërtesës i mbështjellë në një tapet dhe dyshohet se është mbytur.

Policia fokusoi hetimet tek administratori i pallatit pasi ishte i vetmi që kishte çelsin e bodrumit. Në pranga ra shtetasi Hasan C, i cili dyshohet se autori kryesor në vrasjen e 12-vjeçarit.

NA NDIQ NË FACEBOOK