Sport
Ronaldo shënon golin e 14-të në Arabi, shtyn festën e titullit të Al Ittihad
Cristiano Ronaldo shënon golin e 14-të në Ligën profesionale të Arabisë Saudite në fitoren me përmbysje 3-2 të Al Nassr përballë Al Shaban, në kuadër të javës së 28-të të këtij kompeticioni.
Al Nassr pësoi dy gola në pjesën e parë nga i njëjti autor, Guanca, ndërsa mes finalizimeve të tij shënoi Talisca për vendësit.
Gjatë fraksionit të dytë barazoi rezultatin Ghareb (51’), për të ardhur më pas te goli i CR7 (59′) me një goditje të bukur nga jashtë zonës, që kompletoi përmbysjen e madhe.
CRISTIANO RONALDO BREAKS THE TIEEEEE WHAT A GOALLL pic.twitter.com/CExkaLjsVR
— aurora (@cr7stianos) May 23, 2023
Fitorja e Al Nassr shtyu festën e titullit për Al Ittihad, që fitoi 1-0 ndaj Al Batin me golin e Romarinhos. Diferenca mes Al Ittihad dhe Al Nassr mbetet tri pikë, por kundërshtarët e Ronaldos, përveçse tri pikë epërsi, kanë avantazh edhe rezultatet në ndeshjet direkte.
The post Ronaldo shënon golin e 14-të në Arabi, shtyn festën e titullit të Al Ittihad appeared first on SuperSport.