Connect with us

Kosovë

Policia njofton për vdekjen e tre personave në tri komuna në Kosovë

Publikuar

Në raportin e saj 24-orësh, Policia njofton për tri vdekje të ndodhura ditën e shtunë në Kosovë. Në fshatin Sadovinë e Jerlive të Vitisë, një person mashkull është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. I vdekur është gjetur edhe një person i gjinisë mashkullore në vendin e tij të punës në Ferizaj, si dhe në Prizren është hasur pa shenja jete një person.

Për rastin në Viti, viktima është dërguar në QKMF por mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

“VDEKJE E DYSHUAR/Sadovinë e Jerlive, Viti 13.05.2023 – 12:25. Është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar. Viktima, nga familjarët ishte dërguar në QKMF, por mjekët kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Ndërsa, gjetja e një personi pa shenja jete në vendin e tij të punës në Ferizaj është hapur si “hetim mbi vdekjen” në polici.

“HETIM MBI VDEKJEN/Ferizaj 13.05.2023 – 12:20. Është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe prokurori, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin, trupi i pa jetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve”, njofton policia.

Edhe vdekjen e një personi në Prizren e ka konstatuar ekipi mjekësor, teksa rasti në polici është hapur si “vdekje e dyshimtë”.

“VDEKJE E DYSHIMTË/Prizren 13.05.2023 – 20:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar është hasur pa shenja jete, gjë e cila është konstatuar nga ekipi mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dal ne vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Shqipëri2 minutes ago

EMRAT+FOTO/ Kthyen ish-qendrën tregtare në ‘fermë hashashi”, arrestohen 2 shqiptarët në Angli! Vlera e drogës 1.3 milionë paund, ja si u zbuluan

Lajme59 minutes ago

Tasholli: Hajdeni krejt në “Marshin për Liri”, Prishtina ju pret

Sport2 hours ago

Tragjedi në Tetovë, humb jetën në aksident trafiku futbollisti 21 vjeçar i Teteksit

Shqipëri2 hours ago

Kamza tronditet nga atentati me eksploziv, u vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat

Maqedoni2 hours ago

Kryetarët e komunave të Pollogut kërkojnë uljen e orëve për arsimtarët

Kosovë2 hours ago

Gjini fton qytetarët që t’i bashkohen “Marshit për Liri”: Sot është dita që të bëhemi bashkë në Prishtinë

Kosovë3 hours ago

Inflacioni në Kosovë arrin 7.3%, transporti shtrenjtohet më së shumti në gusht

Maqedoni4 hours ago

“Qentë” i kushtuan 3.5 milionë euro!Nikolloski kërkon hetim për borxhet dhe paditë e rrugëve

Shqipëri5 hours ago

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Kosovë6 hours ago

Çfarë i tha Kurti-Hamzës, Mustafa i PDK: Aktrime të tij, s’na bëjnë përshtypje – ai s’ka ndjeshmëri për 16 shtatorin as 17 shkurtin

Maqedoni7 hours ago

VLEN ndez motorët në Bërvenicë: Jakup Huseini futet në garën për kreun e komunës

Kosovë9 hours ago

“Rrudhat u shtuan, por mendja kurrë nuk u plak” , djali i Jakup Krasniqit me disa vargje për babain

NA NDIQ NË FACEBOOK