Connect with us

Lajme

Plagosen dy persona në veri, Policia jep detaje

Publikuar

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në veri të Mitrovicës, mbrëmë pas mesnatës.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka deklaruar se të plagosurit janë dërguar për trajtim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë, derisa i dyshuari ndodhet në arrati.

“Rreth orës 2:00 e kemi marr informatën për dy persona të plagosur. Ata janë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës. Jeta e tyre nuk është në rrezik, ndërsa policia është e interesuar për ta intervistuar një të dyshuar, i cili ndodhet në arrati’, ka thënë Elshani.

NA NDIQ NË FACEBOOK