Connect with us

Lajme

Petkoviq ende nervoz me Besnik Bislimin, e quan të pafytyrë

Publikuar

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar sot pas takimit që pati një ditë më parë më zëvëndëskryeministrin, Besnik Bislimi në Bruksel.

Petkoviq ka thënë se pala kosovare nuk e ka për qëllim krijimin e Asociacionit të komunave serbe e as normalizimin e marrëdhënieve, përcjell Insajderi.

Duke iu referuar kryeministrit Albin Kurti, Petkoviq ka thënë se ai e “fajëson Beogradin për bllokim të negociatave, ndërkohë që bën shaka dhe iu qesh në fytyrë të gjithë pjesëmarrësve në dialog”.

Ndërkohë, Petkoviq e ka quajtur Besnik Bislimin “të pafytyrë” pasi sipas tij ishte jokonstruktiv.

“Kurti dhe rrethi i tij në Prishtinë nuk janë të interesuar për zgjidhjen e problemeve dhe mosmarrëveshjeve në mënyrë civilizuese dhe politike. Të njëjtit po provokojnë dhe po rrezikojnë sigurinë e serbëve në Kosovë”, aludoi Petkoviq. /Insajderi

NA NDIQ NË FACEBOOK