Bota
Erdogan fiton zgjedhjet presidenciale në Turqi

Rexhep Taip Erdogan konfirmohet edhe për një mandat presidencial në krye të Turqisë.
Sipas të dhënave paraprake të komisionit zgjedhor në Turqi, nga 97,03 % e votave të numëruara, Erdogan ka arritur të marrë rreth 52.15 të votave, ndërsa kandidati i opozitës, Kemal Kiriçdaroglu ka 47.85% të votave.
Në Stamboll dhe Ankara mijëra simpatizant të AKP, partisë së Presidentit Erdogan kanë nisur festën në sheshe.
Rezultatet janë publikuar nga Andolu, agjencia e autorizuar për publikimin e rezultateve të zgjedhjeve, ndërsa rezultati zyrtar i zgjedhjeve do të publikohet nga Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë. /KlanMacedonia/