Lajme
“Për shkak të zgjedhjeve në Turqi prishen martesat”, një grua në rrugë humb durimin kur i shoqi pranon se për kë do të votojë

Turqia nuk ka parë zgjedhje si këtë fundjavë për dy dekada.
Recep Tayyip Erdogan do të duhet të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, transmeton Telegrafi.
Pas dy javësh kundërshtari i tij do të jetë lideri i opozitës Kemal Kılıçdaroğlu.
Ndërkohë, për shkak të zgjedhjeve, sipas një komentuesi në Twitter, martesat po prishen.
Një video e një intervistuesi që në një moment mesa duket pyet një çift të martuar se për kë do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme, po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale.
Burri i përgjigjet pyetjes: “Për Erdoganin, sigurisht!” dhe më pas gruaja e mërzitur e ndjek pas duke e goditur pas shpine: “Për Kiliçdaroglu sigurisht!”.
Ndërkohë videon në rrjetet sociale e kanë parë mbi 1.5 milionë njerëz.
“Divorci! Për këtë do të ketë kaos në shtëpi…”, ka shkruar një nga teleshikuesit. “Ky nuk do të hajë darkë!”, përfundoi një tjetër. /Telegrafi/
A case in Turkey…
Reporter: Who are you going to vote for?
Husband: Truly, for Erdogan!
Wife: Kilichdaroglu, of course! – prescribing bream to the faithful … pic.twitter.com/yRnPpa53se— Spriter (@Spriter99880) May 14, 2023
The post “Për shkak të zgjedhjeve në Turqi prishen martesat”, një grua në rrugë humb durimin kur i shoqi pranon se për kë do të votojë appeared first on Telegrafi.




















